Giresse: Rezultati është i kënaqshëm, kemi mundur të fitojmë në Izrael

Giresse: Rezultati është i kënaqshëm, kemi mundur të fitojmë në Izrael

20:26, 25/03/2023

Trajneri i Kosovës, Alian Giresse ka thënë se është i kënaqur me rezultatin në Izrael por me më shumë fat kemi mundur të fitojmë, ngjashëm edhe të humbasim.

“Rezultati është i kënaqur. Kemi mundur të humbim por edhe të fitojmë. Ky është futbolli por duhet të jemi të kënaqur me atë që treguam. Do të shkojmë ndeshje pas ndeshje. Është rrugë e gjatë dhe do ta kërkojmë kualifikimin. Kemi treguar që kemi potencial të mirë”, ka thënë Giresse.

Kombëtarja e Kosovës në futboll i ka nisur me barazim kualifikimet për ciklin e ri të Evropianit të vitit të ardhshëm, pasi mori një pikë nga përballja me Izraelin në ndeshjen e sotme.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bloomfield” përfundoi me rezultatin 1:1. Kjo ishte ndeshje e parë në kuadër të Grupit I.

Kosova dhe Izraeli ndajnë pozitat dy dhe tre në grup me nga një pikë. Në këtë grup prin Zvicra me tre pikë.

Kosova ndeshjen e radhës e luan më 28 mars, kundër Andorrës, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco