Vetëm dy fitore në 26 javë, skuadra spanjolle mbetet pa trajner

Vetëm dy fitore në 26 javë, skuadra spanjolle mbetet pa trajner

15:25, 20/03/2023

Elche ka ndërruar sërish trajner. Skuadra nga Valencia po zhvillon një kampionat për t’u harruar dhe renditet në vendin e fundit në La Liga.

Vetëm dy fitore në 26 javë kampionat dhe plot 14 pikë larg zonës së shpëtimit. Vetëm matematika mban Elchen në elitë.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit kanë shkarkuar trajnerin Pablo Machin pas humbjes 2-0 kundër Real Sociedad në transfertë.

Ky i fundit qëndronte në stol prej 17 nëntorit të vitit të kaluar.

Edhe pse drejtoi Elchen në 14 ndeshje, 47-vjeçari nuk ia doli të kishte sukses.

Elche luan sfidën e radhës në shtëpi ndaj Barcelonës. Katalanasit siguruan një fitore të madhe në “El Clasicos” dhe kryesojnë kampionatin me 12 pikë mbi Realin e Madridit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco