Ndeshja e parë me skuadrën e re, Eros Grezda gjen menjëherë golin në Hungari

Ndeshja e parë me skuadrën e re, Eros Grezda gjen menjëherë golin në Hungari

19:52, 04/03/2023

Eros Grezda e ka nisur me këmbën e mbarë eksperiencën e tij të dytë me skuadrën e ZTE në Hungari.

Futbollisti i kombëtares shqiptare, ka shënuar që në ndeshje n e tij të parë te klubi ku u rikthye pas një viti e gjysmë.

Grezda u transferua në Hungari në janar, pas një eksperience jo edhe aq të lumtur në radhët e Manisa në kategorinë e dytë turke,

Ai ishte në stol në ndeshjet e kaluara të ZTE dhe sot u aktivizua që nga minuta e parë në duelin ndaj Paks në transfertë.

Grezda la shenjë duke shënuar golin e 2-1 për skuadrën e tij në minutën e 32-të të takimit, duke treguar se nëse është në formë të mirë, mund të jetë përsëri vendimtar sikur ishte para se të niste kalvari i tij i gjatë i dëmtimeve që e kanë penalizuar jo pak herë në karrierë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco