Mbrojtësi i Bayernit nxjerr 'bllof' Interin dhe Barçën: Asnjëherë nuk e kam kërkuar largimin

Mbrojtësi i Bayernit nxjerr 'bllof' Interin dhe Barçën: Asnjëherë nuk e kam kërkuar largimin

19:31, 02/03/2023

 

Mbrojtësi francez i Bayern Munich, gjithashtu dhe kampion i botës me kombëtaren Franceze në vitin 2018, Benjamin Pavard foli për mikrofonat e medias gjermane ‘’Sport1’’ në lidhje me spekulimet që flasin mbi largimin e tij nga rekordmenët gjermanë.

‘’Kurrë nuk kam thënë se dua të largohem. E di shumë mirë që jam në një klub të madh, një klub i madh me një atmosferë dhe organizim të mrekullueshëm. Ndihem shumë rehat këtu, më pëlqejnë shumë tifozët dhe shpresoj se do të arrijmë  shumë gjëra të mëdha këtë sezon’’, – tha mbrojtësi francez.

Ai foli dhe mbi ofertat e Interit dhe Barcelonës në merkaton dimërore që sapo kemi lënë pas, por që u refuzua nga klubi gjerman.

‘’Unë nuk jam nga ata që dorëzohen në mes të një udhëtimi. Qëllimi im ishte padyshim të qëndroja me Bayernin. Jam i vendosur të jap gjithçka për klubin dhe dua të fitoj sa me shumë tituj me këtë ekip’’, e mbylli fjalën e tij Benjamin Pavard.

Mbrojtësi i djathtë këtë sezon ka qenë një pikë e fortë në ekipin gjerman duke pasur performanca fantastike ku shpeshherë ka qenë dhe protagonist.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco