Ibrahimovic pranë rikthimit, gati të thyejë rekordin historik

Ibrahimovic pranë rikthimit, gati të thyejë rekordin historik

19:14, 23/02/2023

Zlatan Ibrahimovic është shumë afër rikthimit në fushë, pas një mungese të gjatë për arsye fizike. Gjigant suedez ishte në stolin e Milanit në dy ndeshjet e fundit dhe synimi i radhës i sulmuesit veteran është të thyejë një rekord të Serisë A.

Suedezi po pret me padurim të bëhet golashënuesi më i vjetër në historinë e kampionatit italian.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, ish-mbrojtësi legjendar i Milanit, Alessandro Costacurta, është mbajtësi i këtij rekordi: ai shënoi kur ishte 40 vjeç, tre muaj e gjashtë ditë. Sulmuesi suedez është 41 vjeç e 146 ditë.

Ibrahimovic po i rikthehet futbollit pas një dëmtimi të rëndë në gju të pësuar në maj të vitit të kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco