Ish-futbollisti i Chelseat gjendet i vdekur nën rrënojat e tërmetit në Turqi

Ish-futbollisti i Chelseat gjendet i vdekur nën rrënojat e tërmetit në Turqi

10:31, 18/02/2023

Trupi i ish-futbollistit të Newcastle United, Christian Atsu është gjetur nën rrënojat e ndërtesës ku ai jetonte në Turqi, ka thënë agjenti i tij.

Lojtari ganez ishte identifikuar gabimisht dhe ishte raportuar gabimisht si i shtruar në spital javën e kaluar, shkruan Sky News.

“Zemërthyer më duhet t’u njoftoj të gjithë dashamirësve se, fatkeqësisht trupi i Christian Atsu u gjet këtë mëngjes, ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjen dhe të dashurit e tij. Dëshiroj të shfrytëzoj rastin për t’i falënderuar të gjithë për lutjet dhe mbështetjen e tyre. Kërkoj që ndërkohë që bëjmë masat e nevojshme, që të gjithë të respektojnë privatësinë e familjes gjatë kësaj kohe shumë të vështirë”, shkroi agjentja e Atsu, Nana Sechere.

Atsu kaloi tetë vjet me klubet e Premier League, duke përfshirë Chelsea, Bournemouth, Everton dhe Neëcastle.

Ai u nënshkrua nga Chelsea në 2013 para se të dërgohej në huazim te klubi holandez, Vitesse. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco