Mbape humb penallti dhe del nga fusha e lojës për 20 minuta

Mbape humb penallti dhe del nga fusha e lojës për 20 minuta

22:24, 01/02/2023

Kilian Mbape ka përjetuar 20 minuta të tmerrshme në ndeshjen që luajti sot PSG me Montepelje në kampionatin francez.

Ylli i parisienëve ishte titullar, por la fushën e lojës pas 20 minutash ku ajo që tregoi la shumë për të dëshiruar.

PSG fitoi penallti që në startin e sfidës dhe Ikardi kishte mundësinë që të shënonte nga pika e bardhë, por gjeti përgjigjen e portierit Lekomt.

VAR-i sinjalizoi se penalltia duhej të përsëritej sepse portieri kishte lëvizur nga vija e portës dhe Mbape iu dha mundësia e dytë për të realizuar.

Por edhe këtë herë ai pa topin të devijohej nga portieri duke u kthyer nga shtylla.

Sfera shkoi përsëri në këmbët e tij, por këtë radhë, edhe pse me portën e boshatisur, ai fluturoi topin jashtë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, pak minuta më vonë lojtari kërkoi zëvendësim për probleme muskulore, duke shkuar direkt në dhomat e zhveshjeve që në minutën e 20 të takimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco