Conte flet pas operacionit, ja si ndjehet trajneri i Tottenhamit

Conte flet pas operacionit, ja si ndjehet trajneri i Tottenhamit

21:12, 01/02/2023

Antonio Conte ka konfirmuar se ndërhyrja kirurgjikale për të hequr fshikëzën e tëmthit ka shkuar mirë dhe ka thënë se mezi pret të kthehet në punë, teksa do të kalojë një periudhë rikuperimi.

Trajneri i Tottenham Hotspur është operuar sot në Itali, pasi ishte diagnostikuar me kolecistit (një inflamacion i fshikëzës së tëmthit zakonisht i shkaktuar nga gurët e tëmthit).

53-vjeçari ishte diagnostikuar me këtë gjendje, pasi kishte vuajtur nga dhimbje të mëdha abdominale kur po qëndronte me familjen e tij në Torino, pas fitores në Kupën FA ndaj Prestonit.

Strategu italian e ka publikuar një mesazh në Instagram për të konfirmuar se operacioni ka shkuar mirë dhe i ka falënderuar tifozët për mbështetjen e tyre.

“Faleminderit për mesazhet e bukura. Operacioni im ka shkuar mirë dhe tashmë po ndihem më mirë. Tashmë është koha për t’u shëruar, mezi pres të kthehem në fushë me skuadrën”, ka shkruar Conte.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco