'Momenti do të vijë', Di Maria jep sinjale lamtumire nga Juventusi

'Momenti do të vijë', Di Maria jep sinjale lamtumire nga Juventusi

17:28, 31/01/2023

Nostalgjia për t’u rikthyer në shtëpi qëndron dhe Angel Di Maria nuk i është fshehur kurrë kësaj gjëje. Kampioni i botës me Argjentinën e konfirmon edhe njëherë dëshirën e tij duke dhënë sinjale të qarta se aventura e tij me Juventusin mund të përfundojë në fundin e këtij sezoni.

Në një intervistë për "TyC Sports", Di Maria shprehet se dëshira që të rikthehet në shtëpi është e madhe dhe ky moment do të vijë. “Më pëlqen të kthehem te Rosario Central, kjo gjë më ndodh çdo vit.

Iluzioni për t’u rikthyer te “Gigante de Arroyito” është dhe dëshira është e pastër. Ky moment do të vijë”, u shpreh ndër të tjera Angel Di Maria. Një dëshirë kjo e konfirmuar vazhdimisht nga ylli argjentinas, i cili në fundin e këtij sezoni do të jetë një lojtar i lirë dhe mund të zgjedhë lehtësisht rikthimin në shtëpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco