Triumfi në FA Cup sjell pasoja, United humbet për një kohë të gjatë shërbimet e Eriksen

Triumfi në FA Cup sjell pasoja, United humbet për një kohë të gjatë shërbimet e Eriksen

15:48, 31/01/2023

Ky është një lajm shumë i keq për Christian Eriksen.

Nëse Manchester United fitoi në heshtje kundër Reading (3-1) të shtunën, në raundin e 1/16-ave të FA Cup, Erik ten Hag do të humbas për disa kohë mesfushorin danez, Christian Eriksen. I lënduar në kyçin e këmbës dhe i detyruar të heqë dorë nga vendi i tij si titullar në minutën e 57-të pas një ndërhyrjeje të Andy Carroll, ish-lojtari i Tottenham dhe Brentford nuk do të luajë për të paktën tre muaj.

“Ndërsa ekzaminimiet vazhdojnë, vlerësimet fillestare tregojnë se Eriksen pritet të jetë jashtë deri në fund të prillit ose në fillim të majit. Megjithatë, shpresohet që Christian do të jetë në gjendje të rikthehet në kohë për të luajtur në fazat e fundit të sezonit”, thanë Djajtë e Kuq në një deklaratë për shtyp të publikuar të martën për danezin. Një goditje për Man United, pasi Eriksen është vendosur si një forcë lëvizëse në lojën e  ten Hag, përkrah Casemiros në mesfushë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco