Ratcliffe dhe Glazers në bisedime të avancuara për shitjen e Man Utd

Ratcliffe dhe Glazers në bisedime të avancuara për shitjen e Man Utd

16:08, 27/01/2023

Sir Jim Ratcliffe është në bisedime të avancuara për të blerë klubin anglez, Manchester United.

Sipas Tuttomercatoweb, njeriu më i pasur i Britanisë së Madhe tani është afër nënshkrimit të një marrëveshjeje me familjen Glazer për United.

Ky medium shton se tarifë prej mbi katër miliardë funtesh është gati për t’u paguar për blerjen e klubit nga Old Trafford.

Zëdhënësi i Ratcliffe njoftoi interesimin e kompanisë së tij INEOS në United muajin e kaluar.

Kishte pretendime të shtypit se Glazers kërkonin të shisnin për 6-9 miliardë funte, por ky çmim është shumë i fryrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco