Kupa e Botës, caktohet arbitri i finales Argjentinë-Francë!

Kupa e Botës, caktohet arbitri i finales Argjentinë-Francë!

18:50, 15/12/2022

Një dopietë historike për skuadrën franceze? Botërori i parë për Leo Messin? Përgjigja do të merret pas tre ditësh në finalen e Botërorit Katar 2022. Ndërkohë, 22 lojtarët janë fiksuar tashmë te arbitri që do të drejtojë këtë supersfidë të shumëpritur. Siç zbulohet nga shtypi polak, Szymon Marciniak është zgjedhur për të arbitruar ndeshjen Argjentinë-Francë.

Szymon Marciniak do të jetë polaku i parë që drejton një finale të Kupës së Botës si arbitri kryesor. Ai do të ndihmohet në linja nga ndihmësit e tij, Paweł Sokolnicki dhe Tomasz Listkiewicz. Marciniak ka arbitruar dy takime në këtë Botëro: Francë-Danimarkë në fazën e grupeve (2-1) dhe Argjentinë-Australi në raundin e 1/8-ve (2-1). Ai shpërndau pesë kartonë të verdhë gjatë dy takimeve (tre për blutë, dy për argjentinasit).

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco