Zyrtarizohet ndarja pas 8 vitesh, Portugalia mbetet pa trajner

Zyrtarizohet ndarja pas 8 vitesh, Portugalia mbetet pa trajner

17:43, 15/12/2022

Fernando Santos nuk është më trajner i skuadrës portugeze të futbollit, është bërë e ditur në rrjetet sociale.

Eksperti 68 vjeçar ishte në pankinën e Portugalisë që nga viti 2014, ndërsa në vitin 2016 fitoi kampionatin evropian me kombëtaren. Ai është një ekspert që ka drejtuar më parë kombëtaren greke, ndërsa ka punuar edhe si trajner në disa klube klube.

Karrierën e ka nisur në vitin 1988 si trajner i Estorilit në Portugali dhe më pas ka drejtuar Estrela Amadora, Porto, AEK, Panathinaikos, Sporting, Benfica dhe PAOK.

Santos është kështu trajneri i nëntë që humbi punën pas paraqitjes së tij në Kupën e Botës në Katar.

Image

Nga skuadrat që kanë luajtur në Katar dhe kanë përfunduar garën e tyre, pa trajner kanë mbetur edhe kombëtaret e Meksikës, Iranit, Belgjikës, Spanjës, Brazilit, Ganës, Koresë së Jugut dhe Holandës dhe ka mundësi që të shohim edhe disa të tjera në periudhën e ardhshme.

Kjo do të thotë gjithashtu se Cristiano Ronaldo mund të vazhdojë të luajë për kombëtaren portugeze, ndërsa mediat vendase më parë shkruanin se një nga kushtet për të qëndruar, është largimi i Fernando Santos nga posti i trajnerit dhe ardhja e Jose Mourinhos në postin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco