Katar 2022, Maroku nuk bie dakord: Proteston në FIFA për 2 penallti të padhëna

Katar 2022, Maroku nuk bie dakord: Proteston në FIFA për 2 penallti të padhëna

17:34, 15/12/2022

Maroku paraqet një ankesë në FIFA dhe “proteston zyrtarisht” kundër arbitrimit të meksikanit, Cesar Arturo Ramos, për dy penallti që nuk do të ishin dhënë gjatë gjysmëfinales kundër Francës në Kupën e Botës në Katar.

Federata Marokene e Futbollit në një deklaratë për shtyp flet për një “padrejtësi nga arbitri për dy penallti të pakundërshtueshme”.

Pretendimi ka të bëjë me dy penallti të pavërshëllyera për Marokun në pjesën e parë për faullet ndaj Boufal dhe Amallah.

Image

FRMF, thuhet në shënim, “i ka dërguar një letër organit kompetent në lidhje me situatat e arbitrazhit të cilat i kanë hequr kombëtares së Marokut dy penallti të pakundërshtueshme sipas mendimit të specialistëve të ndryshëm të arbitrazhit. FRMF shprehu habinë e saj për faktin që Var nuk korrigjoi punën e arbitrit”.

Federata “kujton se do të bëjë gjithçka për të mbrojtur dhe ruajtur të drejtat e ekipeve kombëtare, duke kërkuar respektimin e drejtësisë në arbitrim dhe denoncimin e vendimeve të arbitrave të marra në këtë gjysmëfinale të Kupës së Botës”.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco