Talenti brazilian bëhet zyrtarisht lojtar i Real Madridit

Talenti brazilian bëhet zyrtarisht lojtar i Real Madridit

17:15, 15/12/2022

Futbollisti i talentuar brazilian, Endrick është lojtar i ri i Real Madridit, ka njoftuar klubi madrilen në faqen e tij zyrtare.

“Real Madrid, Palmeiras, Endrick dhe familja e tij kanë arritur një marrëveshje sipas së cilës lojtari do të jetë në gjendje t'i bashkohet klubit kur të mbushë moshën 18 vjeç në qershor 2024”, thuhet në faqen zyrtare të Realit.

 

 

Thuhet se 16 vjeçari Endrick do të vazhdojë të stërvitet te Palmeiras dhe se në ditët në vijim do të udhëtojë drejt Madridit për të vizituar ambientet e klubit.

Në të gjithë paketën, Reali do të paguajë 60 milionë euro për shërbimet e këtij lojtari, e përveç kësaj do të duhet të paguajë 12 milionë euro taksë.

 

 

Emri i tij i plotë është Endrick Felipe Moreira de Sousa, një futbollist i cili shihet si një ndër talentët më të mëdhenj të futbollit brazilian.

 

 

 

Në kategoritë e të rinjve, Endrick shënoi 170 gola në 172 ndeshje duke luajtur kundër kundërshtarëve pesë ose gjashtë vjet më të mëdhenj, kështu që nuk është për t'u habitur që të gjithë gjigantët evropianë u rreshtuan për nënshkrimin e tij, por në fund Reali ishte më i suksesshmi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco