Kupa e Botës: Dëshpërim dhe krenari për marokenët ndërkohë që kampionatit po i vjen fundi

Kupa e Botës: Dëshpërim dhe krenari për marokenët ndërkohë që kampionatit po i vjen fundi

07:57, 15/12/2022

Shpresat marokene për t'u bërë kombi i parë afrikan që arrin në finalen e Kupës së Botës kanë përfunduar në dëshpërim pasi skuadra e tyre humbi 2-0 ndaj Francës.

Mbështetësit e mbledhur në të gjithë Marokun, në Evropë dhe në vendin organizator, Katar, shpresonin se mund t’i mposhtnin ish-sundimtarët e tyre kolonialë.

Por kjo nuk ndodhi pas golave të Theo Hernandez dhe Kylian Mbappe, që i çuan kampionët e botës në finale.

“Ne humbëm, por jemi shumë krenarë”, tha një tifoz në Casablanca për BBC.

Kishte një prani të madhe policie në qendër të Parisit për ndeshjen, pasi Franca është vendi i qindra mijëra njerëzve me origjinë marokene.

Si edhe flamujt maroken, ngjyrat e vendeve të tjera të Afrikës së Veriut valëviteshin nga mbështetësit që ishin mbledhur në Champs Elysées.

Policia e ndërhyrjes së shpejtë u pa edhe në qytete të tjera evropiane, përfshirë Brukselin, ku tifozët marokenë kishin festuar fitoret e mëparshme në ndeshjet e Kupës së Botës duke lëshuar flakë dhe fishekzjarre.

Në Hagë, Holandë, moti - dhe humbja - dukej se i kufizuan aktivitetet e tifozëve pas ndeshjes.

Flakë u ndezën në rrugë pas përfundimit të ndeshjes, por holandezo-marokenët i thanë BBC-së se po përpiqeshin të ruanin qetësinë.

Image

Por në zonën e tifozëve në stadiumin Mohammed V në Casablanca, një mbështetës tha se rezultati gjysmëfinal ishte "ok", duke shtuar "kjo është lojë". Shumë nga ata që e shikuan thanë se besonin se ecuria e ekipit të tyre në Kupën e Botës në Katar ishte vetëm fillimi i një të ardhmeje premtuese për futbollistët e Marokut.

Në kafenenë më të vjetër në Casablanca, tifozët po zhgënjeheshingjithnjë e më shumë ndërsa ekipi i tyre luftonte për të shënuar.

Një mbështetës i cili u rrit në Francë, por kishte lindur në Marok tha se donte që vendi të fitonte sepse ishte "koha që Afrika të ngrinte Kupën e Botës".

Image

Tifozët marokenë po ndiqnin gjithashtu lojën në një tendë të madhe të ngritur në mjediset e qendrës kulturore Casa Arabe të Madridit. Ushqime tradicionale marokene u shpërndanë ndërsa tifozët brohorisnin ekipin e tyre.

“Pavarësisht gjithçkaje, unë jam krenar për ekipin tonë”, tha për BBC Inas, një mësues i anglishtes nga Rif, i cili kishte veshur një fanellë të kombëtares marokene.

“Ata përfaqësonin më shumë se futbollin, ata na dhanë një fitore simbolike në shumë mënyra, vëmendjen dhe respektin ndërkombëtar që na dhanë”.

Munir, një punonjës i pompës së benzinës me origjinë nga Casablanca, po këndonte me një grup miqsh gjatë gjithë lojës dhe megjithëse ishte i mërzitur kur goli i dytë i Francës u shënua,  ishte ende optimist.

"Kjo është një ngjarje që ndodh një herë në jetë," tha ai, për ekipin maroken që arrin në gjysmëfinale. "As fëmijët tanë nuk do të kenë rast ta shohin këtë përsëri. Ajo ka qenë gjithçka për ne."

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco