Kupa e Botës, Francë-Marok: Théo Hernandez nuk u beson syve!

Kupa e Botës, Francë-Marok: Théo Hernandez nuk u beson syve!

22:15, 14/12/2022

Pas fitores (2-0) ndaj Marokut dhe kualifikimit në finale, autori i golit të parë të mbrëmjes për Francën, Theo Hernandez foli në mikrofonin e “TF1”. Franca do të luajë finalen e dytë radhazi të Kupës së Botës dhe lojtari i Milanit nuk u besonte syve!

 

“Jo, është vërtet e pabesueshme, të luash dy finale radhazi të Kupës së Botës, është një moment i jashtëzakonshëm, bëmë një punë të shkëlqyer” , ka thënë Theo, para se të përmendte kundërshtarin e bluve në finale dhe vëllain e tij, të dëmtuar rëndë në fillim të kompeticionit. “Po, ne e dimë se do të jetë një ndeshje e madhe, do të punojmë shumë për të fituar këtë finale, do të jetë edhe për vëllain tim, shpresoj që ai të jetë atje. Është një moment i jashtëzakonshëm, unë do të falenderoj familjen time, të gjithë lojtarët dhe trajnerin gjithashtu. »*

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco