Franca për herë të dytë në finale të Botërorit, merr fund rrugëtimi 'përrallor' i Marokut

Franca për herë të dytë në finale të Botërorit, merr fund rrugëtimi 'përrallor' i Marokut

21:56, 14/12/2022

Kombëtarja e Francës është kualifikuar në finale të Kupës së Botës për herë të dytë rresht, duke triumfuar në gjysmëfinale kundër Marokut.

“Gjelat” triumfuan me rezultat të pastër 2:0 ndaj marokenëve, me nga një gol për secilën pjesë.

Baraspesha në rezultat u ndryshoi vetëm pas pesë minutave lojë kur Theo Hernandez realizoi nga afërsia. Pas këtij goli, rastet nuk munguan nga dyja ekipet kombëtare, megjithatë pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të francezëve.

E në pjesën e dytë, i sapoinkuadruari Kolo Muani realizoi golin e dytë dhe të fundit në minutën e 80-të.

Franca në finalen e madhe të 18 dhjetorit do të ballafaqohet me Argjentinën e Lionel Messit.

Maroku dhe Kroacia do të përballen në ndeshjen për vendin e tretë në Kampionatin Botëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco