Zyrtare/ Chelsea konfirmon dëmtimin, Broja mungon për një kohë të gjatë

Zyrtare/ Chelsea konfirmon dëmtimin, Broja mungon për një kohë të gjatë

19:20, 14/12/2022

Armando Broja do të mund të rikthehet vetëm në sezonin tjetër. Lajmi i dëmtimit të rëndë është konfirmuar nga klubi i Chelseat, nëpërmjet kanaleve zyrtare.

“Pasi pësoi një dëmtim në gju gjatë pjesës së parë të miqësores të së dielës ndaj Aston Vilës, Armando iu nënshtrua kontrolleve të tjera pas kthimit të klubit në Angli.

Image

Rezultatet e skanerit nga këto kontrolle për fat të keq konfirmuan një këputje të ligamentit kroçiat dhe që nevojitet një ndërhyrje kirurgjikale.

Pas përfundimit të operacionit, Armando do të punojë me departamentin mjekësor të klubit gjatë rehabilitimit të tij dhe pritet që të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit 2022/23”, shkruan klubi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco