Djali i Messit u hodhi tifozëve çamçakëz, shikoni reagimin e Antonelës së inatosur

Djali i Messit u hodhi tifozëve çamçakëz, shikoni reagimin e Antonelës së inatosur

09:26, 06/12/2022

Antonela Roccuzzo, bashkëshortja bukuroshe e Lionel Messit, tërhoqi shumë vëmendjen në tribunat e Katarit, ndërsa tashmë në rrjetet sociale është shfaqur një video interesante në të cilën bashkë me të është edhe djali i futbollistit argjentinas, Mateo Messi.
Gruaja e Messit nga tribuna VIP ndoqi ndeshje e 1000 të Lionelit në futbollin profesionist. Ishte një ndeshje mes Argjentinës dhe Australisë dhe futbollisti i famshëm arriti të shënonte në këtë jubille dhe të kualifikohej në çerekfinale të Botërorit.

Kamerat kanë filmuar Antonella Roccuzzo për një kohë të gjatë gjatë ndeshjes, ndaj kanë regjistruar një detaj interesant që nuk do t'i pëlqejë familjes Messi.
Në një moment djalu Mateo ka nxjerrë çamçakëzin nga goja dhe e ka hedhur në drejtim të tifozëve që kishin kthyer shpinën dhe po ndiqnin ndeshjen.
Menjëherë pasoi një reagim i zemëruar i Antonelës. Si çdo nënë, ajo e paralajmëroi djalin e saj që të mos e bënte këtë dhe nëse dënimi do të pasonte kur ata u kthyen në shtëpi, nuk do ta dimë kurrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco