Zbulohet arsyeja e mungesës së Shaqirit në formacionin e titullarëve

Zbulohet arsyeja e mungesës së Shaqirit në formacionin e titullarëve

17:24, 28/11/2022

Kombëtarja e Zvicrës po luan sot ndeshjen e dytë në Grupin G të Kupës së Botës “Katar 2022”.

“Helvetikët” po përballen me Brazilin në “Stadium 974”, nga ora 17:00.

Para ndeshjes u zbuluan dhe  formacionet zyrtare për këtë ndeshje, teksa në 11-shet startuese nuk figuron emri i Xherdan Shaqirit.

“Blick” ka raportuar se Shaqiri ka shfaqur shqetësime, lëndim në kofshë.

Mbetet të mësohet më vonë se sa serioz është lëndimi i 31-vjeçarit, i cili padyshim se është njëri prej futbollistëve kyç te Zvicra

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco