Katar 2022: Belgjika pranë kualifikimit, Gjermania luan 'kartën e fundit' përballë Spanjës

Katar 2022: Belgjika pranë kualifikimit, Gjermania luan 'kartën e fundit' përballë Spanjës

09:18, 27/11/2022

Botërori në Katar vazhdon sot me katër ndeshje të tjera të raundit të dytë, ndërsa dueli më interesant do të jetë ai mes Spanjës dhe Gjermanisë që do të kompletojë ditën.

Gjermania nuk ka çfarë të humbasë në këtë ndeshje, pasi për të kaluar duhet të fitojë, pasi u mposht papritur në raundin e parë nga Japonia. Shumë më e lehtësuar do të jetë Spanja, e cila ndoshta do të mjaftohej me një barazim, sepse më parë mposhti Kosta Rikën, ndërsa në raundin e fundit do të duelojë me japonezët.

Dueli mes Japonisë dhe Kosta Rikës, i cili hap ditën e sotme, do të japë mjaft përgjigje. Në rast fitoreje, japonezët me siguri do të kalojnë në fazën eliminatore, ndërsa kostarikanët do të përpiqen të rregullojnë përshtypjen e keqe nga raundi i parë kur u mposhtën thellë nga spanjollët.

Sot situata zgjidhet në grupin F, ku më komode është kombëtarja e Belgjikës, e vetmja që festoi në turin e parë ndaj Kanadasë. Belgjika do të luajë sot kundër Marokut dhe një fitore e mundshme do ta çojë zyrtarisht në turin e dytë.

Një situatë shumë më e vështirë është përballë Kroacisë, e cila luan kundër Kanadasë, dhe çdo gjë përveç fitores do të ishte një katastrofave për skuadrën e Zlatko Dalic-it, që mbron titullin e nënkampiones së botës.

Ndeshjet e grupit E:

Japoni - Kosta Rika (11:00,)

Spanjë - Gjermani (20:00)

Image

Ndeshjet e grupit F:

Belgjikë - Marok (14:00)

Kroaci - Kanada (17:00)

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco