Valon Bunjaku, MVP i javës së nëntë në Superligë

Valon Bunjaku, MVP i javës së nëntë në Superligë

16:49, 07/11/2022

Java e nëntë në Prince Caffe Superligë ka dhuruar disa ndeshje interesante.

Kampioni Golden Eagle Ylli ka regjistruar fitoren e pestë radhazi, ku shkëlqeu Valon Bunjaku me 21 pikë, tri kërcime, katër asistime dhe tetë topa të vjedhur, duke e pasur indeksin 32, apo më të lartin e kësaj xhiro për tu shpallur MVP i javës për herë të parë në këtë edicion.

Trepça e përmbysi rezultatin ndaj Bashkimit në fund për të shënuar fitore shumë të vlefshme, ndërsa basketbollisti më i dalluar dhe më meritori ishte Drilon Hajrizi i ‘Xehetarëve’. Driloni e mbylli ndeshjen me 24 pikë e 12 kërcime, si dhe kontribuoi me dy asistime. Ai u ndihmua nga Erjon Kastrati me 19 pikë, katër kërcime e pesë asistime.

Vëllaznimi shënoi fitore shumë të vlefshme, duke mundur në udhëtim Rahovecin, ndërsa u dallua dyshja Emmanuel Omobgo me 20 pikë, tetë kërcime dhe një asistim e Demonte Dodd me 14 pikë, 16 kërcime dhe një asistim.

Top 5

Valon Bunjaku (Golden Eagle Ylli) 21 pikë, 3 kërcime, 4 asistime

Drilon Hajrizi (Trepça) 24 pikë, 12 kërcime, 2 asistime

Emmanuel Omobgo (Vëllaznimi) 20 pikë, 8 kërcime, 1 asistim

Demonte Dodd (Vëllaznimi) 14 pikë, 16 kërcime, 1 asistim

Erjon Kastrati (Trepça) 19 pikë, 4 kërcime, 5 asistime

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco