Lajmi bombë nga Spanja: Gerard Pique njofton fundin e karrierës së tij

Lajmi bombë nga Spanja: Gerard Pique njofton fundin e karrierës së tij

19:00, 03/11/2022

Në moshën 35-vjeçare, mbrojtësi emblematik i Barcelonës, Gerard Pique sapo ka njoftuar se do të luajë ndeshjen e fundit në Camp Nou të shtunën e ardhshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Pique shprehet se pas 25 vitesh në klubin katalan, kishte ardhur koha për të thënë lamtumirë dhe se fjalët e tij u interpretuan si largim nga futbolli, pasi siguroi se nuk do të luante për asnjë ekip tjetër.

“Ju, kusarët, më keni dhënë gjithçka dhe tani që ëndrrat e atij fëmije janë realizuar, dua t’ju them se është koha për ta mbyllur këtë rreth. Unë gjithmonë kam thënë që pas Barçës nuk do të kishte asnjë ekip tjetër dhe kështu do të jetë. Kjo e shtunë do të jetë ndeshja ime e fundit në Camp Nou”.

Ndaj, ndeshja kundër Almerías këtë të shtunë në orën 21:00 në Barcelonë merr një ngjyrim shumë të rëndësishëm, pasi do të jetë e fundit e Pique me fanellën e Barçës, të paktën në “Camp Nou”. Mbetet për t’u parë nëse ndeshja kundër Osasunas të martën e ardhshme do të jetë ajo përfundimtare dhe me të cilën ai do të varë këpucët pak para pushimit për Botërorin.

Pique mbërriti në Barcelonë si dhjetë vjeçar në vitin 1997, por në vitin 2004 u transferua te Manchester United. Katër vjet më vonë, Josep Guardiola e riktheu në Barcelonë, ku ndërtoi një emër futbolli dhe u bë një nga lojtarët më të rëndësishëm për krenarinë e Katalonjës.

Me Barçën, ai fitoi tetë tituj kampion spanjoll, gjashtë Superkupa dhe shtatë Copa del Rey. Në skenën ndërkombëtare ai fitoi tre tituj në Champions League, Superkupën e Evropës dhe Kampionatin Botëror për Klube.

Deri më tani për Barcelonën ka luajtur 615 ndeshje dhe ka shënuar 52 gola. Me fanellën e Spanjës me të cilën u shpall kampion Bote dhe Europe ka luajtur 102 herë dhe ka shënuar pesë gola.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco