Rezultatet e ndeshjeve të Conference League, shuhet ëndrra e Ballkanit për kualifikim

Rezultatet e ndeshjeve të Conference League, shuhet ëndrra e Ballkanit për kualifikim

23:07, 27/10/2022

Shuhet përfundimisht ëndrra e Ballkanit për të kaluar fazën e grupeve të Conference League.

Skuadra kampione e Kosovës u mposht me rezultat minimal (0-1) nga Slavia e Pragës në “Fadil Vokrri” dhe mbetet në kuotën e katër pikëve, pa asnjë mundësi për t’u renditur në vendin e dytë, pasi edhe nëse fiton ndeshjen e fundit me Cluj dhe Slavia bie përballë Sivasporit, pikët e fituara në ndeshjet direkte nuk e favorizojnë ekipin e Ilir Dajës.

Golin që vendosi sfidën në Prishtinë e shënoi Langr në minutën e 75-të.

Në pjesën e parë Krasniqi iu afrua golit me një goditje paksa prirët me portën, ndërsa në fundin e këtij fraksioni u rrëzua në zonë, por gjyqtari vijoi lojën.

Në fundin e takimit, portieri Slavias, Lokar, kreu dy pritje vendimtare, që i mohuan Ballkanit të paktën një pikë.

Gjithsesi, edhe në këtë ndeshje duhet vlerësuar shpirti garës i shfaqur nga të besuarit e Ilir Dajës, të cilët meritojnë përgëzime për lojën e zhvilluar.

Sot u luajtën dhe takimet e tjera të raundit të pestë të fazës së grupeve të Conference League, rezultatet e të cilave mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco