Bayern ‘shënjestron’ Gundogan, gjermani pranë rikthimit në Bundësligë

Bayern ‘shënjestron’ Gundogan, gjermani pranë rikthimit në Bundësligë

20:55, 27/10/2022

Sipas portalit “90min” mesfushori gjerman Ilkay Gundogan mund të rikthehet sërish në Bundesligë në merkaton e verës. Bayern është vënë në ndjekje të 32-vjeçarit të cilët janë të interesuar për shërbimet e tij. Këta të fundit janë në kërkim të një mesfushori me cilësi dhe gjermani duket se i plotëson këto pritshmëri.

Gundogan u largua para shtatë vitesh nga Borussia Dortmund në drejtim të Manchester Cityt për 20 milionë paundë. Mesfushori gjerman po kalon një formë të mrekullueshme tek kampionët në fuqi të Anglisë. Gundogan është një figurë e dashur për “Citizens”, i cili është një titullar i padiskutueshëm për Guardiolën. Në fillim të këtij sezoni lojtari mori shiritin e kapitenit tek Manchester City pas largimit të Fernandinhos.

Kontrata aktuale e Gundogan skadon në verën e vitit 2023. Manchester City nuk dëshiron të humbasë lojtarin dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë një rinovim. Vendimi për të ardhmen e Ilkayt do të merret pas përfundimit të Kupës së Botës. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e kapitenit të qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco