Superkompjuteri parashikon mundësitë e Manchester Cityt për të fituar Premier League

Superkompjuteri parashikon mundësitë e Manchester Cityt për të fituar Premier League

10:15, 03/10/2022

Superkompjuteri e sheh Manchester Cityn si favoritin e qartë për titullin e Premierligës pasi mposhti Manchester United.

Qytetarët mposhtën fqinjët e tyre me rezultatin 6-3, duke grumbulluar 20 pikë pas tetë javëve, por Arsenali i Londrës ende kryeson në renditje me 21 pikë.

Pavarësisht fillimit të sigurt të “Topçinjve”, burimi i statistikave “Squawka” është i bindur se do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të ndalet skuadra e Josep Guardiolës.

Manchester City ka 83% shanse për të fituar kampionatin, ndërsa Arsenali ka vetëm 9%.

Vendin e tretë në listën e pretendentëve e zë Liverpooli, më pak se 6%.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco