Haaland vendos rekord në Premier League

Haaland vendos rekord në Premier League

23:41, 02/10/2022

Erling Haaland është në super formë dhe padyshim norvegjezi është kthyer jo vetëm në yllin e Manchester City-t, por edhe të Premier League.

Me fitoren 6-3 të City-t ndaj United në derbin e Manchesterit këtë të diel, sulmuesi ka vendosur një rekord të veçantë në elitën e futbollit anglez.

Haaland bëhet lojtari i parë që në tre ndeshje radhazi të luajtura në shtëpi realizon hat-trick, pra nga tre gola.

22-vjeçari realizoi 3 gola në fitoren 4-2 të Manchester City-t ndaj Crystal Palace, 3 gola në fitoren 6-0 ndaj Nottingham Forest, dhe së fundmi 3 gola në fitoren 6-3 ndaj Manchester United.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco