Superkupa e Italisë/ Ofrohen 8 milionë euro që Milan-Inter të luhet në stadiumin e veçantë

Superkupa e Italisë/ Ofrohen 8 milionë euro që Milan-Inter të luhet në stadiumin e veçantë

20:25, 25/09/2022

Superkupa e Italisë do të luhet në 18 janarin e vitit të ardhshëm në Riad të Arabisë Saudite.

Milani dhe Interi do të përballen mes tyre në një derbi të zjarrtë, që korrespondon me finalen e 35-të në histori.

Liga e Serie A ka marrë një ofertë europiane në lidhje me finalen mes kuqezinjve që fituan titullin kampion në Itali dhe ekipit të Simone Inzaghit, që mposhti 4-2 Juventusin në finalen e Kupës së zhvilluar në “Olimpico”.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka ofruar 8 milionë euro që derbi Milan-Inter të zhvillohet në stadiumin modern “Pancho Arena”, Felcsut, opsion që gëzon dy klubet e Milanos, pasi kursejnë rreth 5 mijë kilometra udhëtim krahasuar me Arabinë Saudite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco