VIDEO/ I madhi Roger Federer luajti ndeshjen e fundit në karrierë, i përlotur i jep lamtumirë tenisit

VIDEO/ I madhi Roger Federer luajti ndeshjen e fundit në karrierë, i përlotur i jep lamtumirë tenisit

09:02, 24/09/2022

Tenisti zviceran dhe një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave Roger Federer luajti ndeshjen e fundit të karrierës së tij në Laver Cup në Londër dhe i dha fund karrierës së tij madhështore duke luajtur njw dyshe me rivalin më të madh dhe mikun e tij Rafael Nadal.

Federer dhe Nadal luajtën një ndeshje kundër amerikanëve Jack Sock dhe Frances Tiafoe, në të cilën u mundën 2-1 në sete (4:6, 7:6, 11:9), por rezultati ishte krejtësisht në plan të dytë për shkak të gjithçkaje që ndodhi pas ndeshjes.

Zvicerani legjendar nuk mundi t'i fshehë emocionet, ai mbajti një fjalim emocionues para rivalëve, familjes dhe fansave të tij dhe nuk munguan lotët. Në fund ai u duartrokit nga i gjithë publiku në fund.

 

Fituesi i 20 titujve të Grand Slam-it kërkoi që ndeshjen ta luante dyshe, në përballjen mes skuadrave evropiane dhe botërore dhe arsyeja qëndron në faktin se ende nuk është rikuperuar plotësisht dhe pavarësisht luftës së madhe për t'u rikthyer në fushë, ai nuk është gati për sfidat që kërkon tenisi.

Një nga tenistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave u operua tre herë në gju dhe luajti ndeshjen e tij të fundit në Wimbledon vitin e kaluar kundër polakit Hubert Hurkacz. Dukej se lëndimi ishte pas tij dhe se ai ishte gati të rikthehej në fushë, por pak para paraqitjes në Laver Cup, dhimbja u rikthye dhe kështu erdhi vendimi për t'i dhënë fund karrierës.

Zvicerani fitoi 20 tituj Grand Slam dhe u shpall lojtari numër një në botë për gjashtë vjet. Para tij janë Rafa Nadal me 22 tituj Grand Slam dhe Novak Gjokovic, i cili ka 21. Në total ka fituar 103 turne ATP, që është më shumë se Nadal dhe Gjokovic.

Ka disa superlativa dhe epitete që janë përdorur për të përshkruar Roger Federer. “Më i madhi i të gjitha kohërave”, “atleti më i madh i shekullit të 21”, “poezi në lëvizje” dhe nuk ka dyshim se me pamjen e tij unike i kapërceu kufijtë e tenisit, duke u bërë idhulli i dashamirëve të “të bardhëve” sport.

Roger Federer ka fituar gjithçka që ka për të fituar në këtë sport, por me elegancën dhe përulësinë e tij ka fituar dashurinë e publikut dhe është bërë i preferuari i fansave gjatë dy dekadave të fundit.

Respekti i tij për të tjerët dhe përkushtimi i palëkundur ndaj sportit që ai e do, e dallojnë atë nga të gjithë të tjerët. Edhe pse të tjerët mund të tejkalojnë rekordet e tij, Roger do të mbahet mend gjithmonë si kampioni i fundit i tenisit që ndryshoi lojën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco