Tregon Kurti: Kur isha i ri shkoja në stadium për t’i parë Muharrem Sahitin e Fadil Vokrrin

Tregon Kurti: Kur isha i ri shkoja në stadium për t’i parë Muharrem Sahitin e Fadil Vokrrin

18:27, 08/08/2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i pranishëm në turnirin tradicional “Rogana”, që organizohet në Roganë të Kamenicës.

Të pranishëm ishin edhe figura tjera publike nga vendi ynë. 

Përveç tyre, Kurti në mënyrë të veçantë e përshëndeti ish-futbollistin e njohur, Muharrem Sahiti.

“E përshëndes në mënyrë të veçantë ish-futbollistin, Muharrem Sahitin. Po them në mënyrë të veçantë sepse kur unë kam qenë në moshën e këtyre fëmijëve, unë kam shkuar në stadiumin e Prishtinës, që tash e mbanë emrin ‘Fadil Vokrri’,që ta shikoj Muharrem Sahitin, duke luajtur bashkë me Fadil Vokrrin”, tha Kurti para rreth 6 mijë personave të pranishëm.

Sidoqoftë, finalja e këtij turniri nuk u zhvillua të dielën mbrëma shkaku i shiut.

Finalja e “Rogana” është planifikuar të zhvillohet këtë të hënë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco