Skandal në Gjermani/ Futbollisti i Borussia Dortmund akuzohet se ka dhunuar ish-të dashurën shtatzënë

Skandal në Gjermani/ Futbollisti i Borussia Dortmund akuzohet se ka dhunuar ish-të dashurën shtatzënë

17:28, 07/08/2022

Futbollisti i Borussia Dortmund dhe i kombëtares gjermane, Nico Schulz akuzohet se ka rrahur ish-të dashurën e tij dy javë para se ajo të lindte.

 

Ish e dashura e ka denoncuar për sulm fizik dhe siç shkruan “Bild”, gjithçka është dokumentuar përmes një bisede në Whatsapp, ku Schulz ka pranuar fajin dhe tashmë i është kontrolluar shtëpia, nga e cila janë sekuestruar provat.

 

 

Dyshohet se kjo nuk ishte hera e vetme që Schulz e ka rrahur vajzën, pasi dokumenti me 76 faqe regjistron gjithsej shtatë incidente dhe thotë se të gjitha incidentet kanë ndodhur në vitin 2020.

Nico Schulz e filloi karrierën e tij në Hertha dhe shkëlqeu te Hoffenheim, nga ku kaloi te Borussia Dortmund në verën e vitit 2019 për 25 milionë euro.

Megjithatë, ai nuk u tregua mes milionerëve dhe po merrte gjithnjë e më pak mundësi për të luajtur dhe pas këtyre akuzave pritet së shpejti prishja e kontratës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco