Dëmtimi i Pogba, Allegri: Nuk jam mjek!

Dëmtimi i Pogba, Allegri: Nuk jam mjek!

14:04, 05/08/2022

Paul Pogba pësoi një dëmtim në meniskun e gjurit të djathtë pak ditë më parë. Për këtë arsye, Pogba do të qëndrojë jashtë fushave për pesë javë, pasi nuk pranoi të kryente një operacion që do t’i rrezikonte pjesëmarrjen në Botëror me Francën.

I pyetur në lidhje me dëmtimin e mesfushorit francez, trajneri i Juventusit, Massimilliano Allegri u shpreh se ai nuk është mjek dhe se shpreson që Pogba t’i bashkohet sa më shpejt skuadrës.

“Nuk mund të shprehem sepse nuk jam mjek dhe i besoj asaj që më kanë thënë. Është marrë një vendim dhe do të jenë këto pesë javë vendimtare. Shpresojmë ta rikuperojmë sa më shpejt ”, tha ky i fundit, duke i uruar rikthimin francezit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco