Kapiteni i Kosovës në futsall, transferohet në Çeki

Kapiteni i Kosovës në futsall, transferohet në Çeki

12:44, 03/08/2022

Pas sukseseve të shumta në futsallin kosovar, Jeton Rukovci karrierën do ta vazhdojë te Sparta e Pragës nga Çekia.

Rukovci është prezantuar të mërkurën nga klubi në fjalë si një nga përforcimet e sezonit të ri.

Ai për vite me radhë ka qenë një nga më të dalluarit në këtë sport, teksa mban edhe shiritin e kapitenit te Kombëtarja e Kosovës në Futsall.

Në këtë mënyrë Rukovci do t’i bashkohet selektorit  të Dardanëve, Arben Simitçiut që e udhëheq skuadrën Sparta e Pragës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco