Roberto: Jemi një prej skuadrave më të mira në Evropë, luftojmë për tituj

Roberto: Jemi një prej skuadrave më të mira në Evropë, luftojmë për tituj

16:34, 01/08/2022

Përforcime e bëra deri më tani nga Barcelona, pavarësisht gjendjes së vështirë ekonomike kanë sjellë entuziazëm në “Camp Nou” se skuadra e drejtuar nga Xavi Hernandez do të bëjë mirë sezonin e ardhshëm.

Për këtë është optimist edhe mbrojtësi i blaugranave, Sergi Roberto. Ylli spanjoll beson se Barça tashmë është një prej skuadrave më të mira në Evropë, nëse jo më të mirën, prandaj duhet të synojnë të gjithë titujt.

“Ne kemi një nga skuadrat më të mira në Evropë, nëse jo më të mirën, dhe s’mund të ketë arsyetime. Ka shumë kompeticione dhe do të jetë mirë për ne të luftojmë për të gjithë titujt, që është qëllimi ynë”, shtoi spanjolli.

Sergi Roberto ka vuajtur gjatë nga një dëmtim dhe sezonin e kaluar kishte shumë pak minuta në dispozicion. Këtë sezon ai do të provojë të rifitojë një fanellë titullari në formacionin e Xavit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco