Pioli është ‘zjarr’: Cikli fitues i Milanit sapo ka filluar

Pioli është ‘zjarr’: Cikli fitues i Milanit sapo ka filluar

16:28, 01/08/2022

Tekniku i Milanit, Stefano Pioli, ka rrëfyer emocionet për titullin e fituar gjatë sezonit të shkuar dhe pritshmëritë për sezonin e ardhshëm në një intervistë për “DAZN”.

Tekniku i kuqezinjve ka treguar me bindje se cikli fitues i skuadrës sapo ka nisur dhe se pret që sezoni i ardhshëm të ketë një lodhje të shtuar për shkak të Botërorit.

“Ky është një cikël fitues që sapo ka nisur dhe jam i sigurt që do të vazhdojë i tillë. Ne kemi kuptuar se çfarë duhet të bëjmë për të qëndruar fitimtarë.

Pasi fituam titullin mora shumë telefonata ku më thuhej se tani duhet të kisha më shumë kujdes, por i kam parë djemtë mjaft të përqendruar.

Sezoni i ardhshëm pres që të jetë i lodhshëm, do të luajmë shumë ndeshje në një hapësirë të shkurtër kohore dhe duhet të jemi të kujdesshëm si nga ana fizike dhe nga ajo psikologjike”, u shpreh Pioli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco