Kastrioti u beson të rinjve, krutanët zyrtarizojnë dy afrimet e radhës

Kastrioti u beson të rinjve, krutanët zyrtarizojnë dy afrimet e radhës

15:46, 01/08/2022

Kastrioti ka zyrtarizuar dy afrimet e radhës dhe bëhet fjalë për elementë të rinj si Brajan Selmani dhe Franc Marinaj, ky i fundit shënues i njërit prej golave në miqësoren me Besën.

 “KS Kastrioti ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e futbollistit Brajan Selmani në skuadër. Mbrojtësi i formuar te Akademia e Futbollit është një lojtar i ri dhe premtues. Ndonëse i ri në moshë, 18 vjeçari, ka provuar të luajë krahas Akademisë, edhe për ekipin e Teutës U19 dhe të Laçit U21.

Gjithashtu, me Kastriotin ka firmosur edhe sulmuesi Franc Marinaj. 21-vjeçari, është produkt i akademisë Dinamo, ndërsa ka qenë pjesë edhe e NK Jarun të Zagreb, si edhe me Partizanin në Shqipëri.

KS Kastrioti iu uron mirëseardhjen të dy lojtarëve, dhe një sezon sa më të suksesshëm me fanellën tonë”, shkruhet në njoftimin e klubit krutan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco