Salihamidzic kundër Lewandowskit: Sjellje e papranueshme, do të flas me Laportën

Salihamidzic kundër Lewandowskit: Sjellje e papranueshme, do të flas me Laportën

22:33, 31/07/2022

Shkëndijat mes Barcelonës dhe Bayern Munchen nuk shuhen pas transferimit të Robert Lewandowskit te spanjollët.

Në orët e fundit radha ishte e Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i bavarezëve, i cili në “Bild Tv” ishte në gjendje të komentonte sjelljen e mbajtur në javët para mbylljes së marrëveshjes nga qendërsulmuesi polak.

“Babai më ka mësuar se duhet të dalësh pa e përplasur kurrë derën, dhe në vend të kësaj kam përshtypjen se Roberti e ka bërë”, tha ai.

Sulmuesi polak në fakt ka thënë se klubi gjerman kishte bërë gjithcka për të gjetur një pretekst për ta shitur.

“Është diçka që Bayern nuk mund ta pranojë. Do të flas me Laportën sapo ta shoh”, është shprehur drejtori i klubit gjerman,.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco