PSG fiton Superkupën e Francës/ Spektakël i Messit dhe Neymar ndaj Nantes, shënon edhe Sergio Ramos

PSG fiton Superkupën e Francës/ Spektakël i Messit dhe Neymar ndaj Nantes, shënon edhe Sergio Ramos

22:20, 31/07/2022

PSG tregon dhëmbët që në startin e sezonit. Kampionia në fuqi e Francez shkatërroi 4-0 Nantes në finale e Superkupës së Francës, trofe që e fiton për herë të 11-të në histori.

Edhe pa Mbappenë në formacion, trajneri Galtier kishte në dispozicion mjaft “yje”, si Messi e Neymar, për të dominuar ndaj një kundërshtari ndjeshëm më inferior.

Lionel Messi shënon golin e parë të PSG-së në sezonin e ri futbollistik.

“Ylli” argjentinas nuk fali përballë portierit të Nantes në finalen që u zhvillua në “Bloomfield Stadium” të Tel-Avivit, Izrael.

Në minutën e 22-të, “Pleshti” përfitoi nga asistimi perfekt i Neymarit dhe pasi shmangu edhe portierin, e dërgoi topin në rrjetë.

Pak sekonda para se të mbyllej pjesa e parë, Neymar realizoi një supergol nga goditja e lirë.

Spektakli i parizienëve vijoi më tej me golin e Sergio Ramos në minutën e 58-të.

PSG nuk i kishte mbyllur llogaritë, me Neymar që realizoi golin e dytë personal në minutën e 83-të me 11-metërsh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco