VIDEO/ Juventus me merkato spektakolare, por Real e mposht lehtë dhe bindshëm

VIDEO/ Juventus me merkato spektakolare, por Real e mposht lehtë dhe bindshëm

11:36, 31/07/2022

Real Madrid ka fituar ndaj Juventusit me rezultatin e pastër 2-0, në miqësoren e zhvilluar në orët e para të së dielës, në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

90 mijë tifozët në shkallët e ‘Rose Boël Stadium’, në Pasadena të Kalifornisë, panë se si lojtarët e drejtuar nga Carlo Ancelotti bënë diferencën me lojë dhe rezultat, përballë një kundërshtari që kishte hedhur në fushë nga minuta e parë përforcimet e mëdha të verës: Di Maria dhe Bremer.

Sfida u zhbllokua në minutën e 19’, nga Karim Benzema, i cili ekzekutoi saktë një penallti, duke mposhtur Mattia Perin.

Në pjesën e dytë Reali ia doli të shënojë edhe një gol tjetër me anë të Marcos Asensio, pas një aksioni mjaft të bukur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco