'Të dielën, mbreti do të luajë', Ronaldo befason tifozët me reagimin e tij në Twitter

'Të dielën, mbreti do të luajë', Ronaldo befason tifozët me reagimin e tij në Twitter

23:05, 29/07/2022

Cristiano Ronaldo ka njoftuar se do t’i bashkohet Manchester United për miqësoren e fundit parasezonale kundër Rayo Vallecanos, në “Old Trafford”, të dielën.

Mes spekulimeve të shumta në lidhje me të ardhmen e tij, CR7 lajmëroi në Twitter, mbrëmjen e kësaj të premteje, vënien në dispozicion të Teg Hag për testin e fundit: “Të dielën, mbreti do të luajë”.

“Djajtë e Kuq” do të presin skuadrën e La Ligas në miqësoren e fundit parasezonale vetëm një javë para fillimit të sezonit në Premier League (pret Brightonin në ndeshjen hapëse më 7 gusht).

Ronaldo nuk ishte në grupin e futbollistëve (21 lojtarë, përfshirë Christian Eriksen dhe Lisandro Martinez) që lanë Manchesterin dhe u nisën drejt Oslos (kryeqyteti norvegjez) për përballjen kundër Atleticos së Madridit të shtunën, por vetë “ylli” portugez la të kuptohet në Twitter që do të jetë për ndeshjen ndaj Rayos, në “Old Trafford”.

Ndoshta ky është një sinjal për qëndrimin e tij, sikurse e parashikon kontrata, edhe sezonin e ardhshëm në Manchester, megjithatë e ardhmja e tij mbetet një “rebus”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco