Milan apo PSG? Ja me cilin ekip do të luajë ylli portugez

Milan apo PSG? Ja me cilin ekip do të luajë ylli portugez

22:35, 29/07/2022

Te Milani tashmë i kanë humbur shpresat për Renato Sanches. Sipas asaj që raportohet nga mediat franceze, mesfushori i Lille ka arritur një marrëveshje totale me PSG.

Ditët në vijim ai pritet të kryejë edhe vizitat mjekësore me klubin parizien dhe të hedhë më pas firmën në kontratë. PSG ka mposhtur konkurrencën e Milanit duke ofruar më shumë drejt klubit francez.

Gjithashtu një rol të rëndësishëm në këtë tratativë ka luajtur edhe tekniku i ri i PSG. Sanches është trajnuar më parë nga Galtier dhe dëshiron të ribashkohet sërish me të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco