Arrihet akordi, Milani nënshkruan me mesfushorin belg

Arrihet akordi, Milani nënshkruan me mesfushorin belg

21:17, 29/07/2022

Më në fund Milani gjen pasardhësin e Ricardo Kaká.

Pas shumë javëve bisedime, klubi kampion i Italisë dhe Club Brugge arrijnë marrëveshjen për transferimin e mesfushorit Charles De Ketelaere në Milano.

Mesfushori do të përfitojë 32 milionë euro plus 3 bonuse për një marrëveshje që në total kënaq belgët pasi në rast të shitjes së mundshme në të ardhmen, ata do të përfitojnë një shumë të konsiderueshme. Kontratë për 5 sezone me 2.3 milionë në sezon për talentin belg që refuzoi shifra më të larta nga Leeds vetëm për të nënshkruar me kuqezinjtë.

Firma do të vijë të hënën pas testeve mjekësore dhe gjatë javës së ardhshme lojtari do të vihet nën urdhrat e Stefano Piolit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco