Bayern Munich arrin marrëveshje me Rennes për talentin e madh francez

Bayern Munich arrin marrëveshje me Rennes për talentin e madh francez

09:37, 24/07/2022

Bayern Munich nuk po ndalet në merkaton verore, ndërsa ka ardhur përforcimi i radhës.

Lojtari i ri i cili pritet të zbarkojë në Munich është ai i talentit francez Mathys Tel, i cili ka shkëlqyer me skuadrën franceze Rennes.

Me afrimin e Tel, Bayerni po mendon për të ardhmen, pasi lojtari është ende i ri dhe konsiderohet si njëri nga talentet më të mëdhenj në Francë.

L’Equipe ka raportuar se ka një marrëveshjes mes Bayernit dhe klubit francez Rennes për transferimin e lojtarit në Munich.

Dy klubet kanë arritur marrëveshje që Tel t’i bashkohet kampionëve të Gjermanisë për shumën e 30 milionë eurove.

Image

17-vjeçari pritet të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Bavarezët, kontratë e cila do ta mbajë atë në Munich deri në verën e vitit 2027.

Tel që konsiderohet si Thierry Henry i ri, ka bërë hapin e madh në karrierë dhe pritet të ketë hapësira nën urdhrat e Julian Nagelsmann.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco