Roma dhe Juventusi në garë për Belottin, por italianin e duan edhe në Angli

Roma dhe Juventusi në garë për Belottin, por italianin e duan edhe në Angli

09:10, 24/07/2022

Andrea Belotti është larguar nga Torino dhe tani është një futbollist i lirë.

Sulmuesi italian ka mbetur pa klub, por ofertat në drejtim të tij nuk janë duke munguar.

‘La Gazzeta dello Sport’ ka raportuar se dy gjigantët italianë, Roma dhe Juventus kanë nisur negociatat me agjentët e futbollistit.

Si verdh e kuqtë ashtu edhe Zonja e Vjetër e shohin Belottin zëvendësues të sulmuesve të tyre kryesor Tammy Abraham e Vlahoviç.

Dëshira e lojtarit është të qëndroj në Serie A, por ai kërkohet edhe në Angli.

Everton dhe Newcastle United janë dy skuadrat angleze që kanë shfaqur interesim për italianin i cili është duke i shqyrtuar ofertat.

Gjithsesi Belottin e duan edhe në Francë e Gjermani me Monacon dhe Borussia Dortmundin që kanë shfaqur interesim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco