Vendos blerja e verës, Barca fiton 'El Clasicon verore' ndaj Realit (VIDEO)

Vendos blerja e verës, Barca fiton 'El Clasicon verore' ndaj Realit (VIDEO)

08:40, 24/07/2022

Barcelona fiton El Clasicon verore. Në testin e parë mes dy rivaleve historike spanjolle, Realit të Madridit dhe Barcelonës, ishin katalanët ata që triumfuan me rezultatin minimal 1-0, teksa sfida u vulos nga braziliani Raphina, blerja më e fundit e katalanëve.

Në “Allegiant Stadium” të Las Vegasit debutuan emra si Lewandowski, Christensen e Raphinia te Barcelona, si dhe Tchouameni e Rudiger te Reali, teksa të dy skuadrat dhuruan spektakël e emocione të forta për të pranishmit.

Barcelona e Xavit ishte ajo që u shfaq më e qartë, pasi goditi 6 herë portën kundërshtare, ndërsa madrilenët nuk e gjetën dot kuadratin e Ter Stegen. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Raphinia në minutën e 27’ ndërsa pjesa e dytë u karakterizua nga zëvendësime të shumta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco