Zërat për largimin nga PSG-ja, Neymar sqaron gjithçka

Zërat për largimin nga PSG-ja, Neymar sqaron gjithçka

08:37, 24/07/2022

Për të ardhmen e brazilianit Neymar është folur shumë, teksa mediat franceze vijojnë të këmbëngulin në largimin e tij nga PSG-ja, megjithatë për t’i hedhur ujë zjarrit ka menduar vetë ylli brazilian.

Duke folur për mediat, Neymar u shpreh se dëshiron të qëndrojë në Paris, ku ka ende edhe shumë vite kontratë, teksa shtoi se askush në klub nuk i ka thënë se duhet të largohet.

“Nuk kam çfarë të komentoj për të ardhmen time, pasi kam ende edhe disa vite kontratë me PSG-në dhe dua të qëndroj këtu. Nuk e di vullnetin e klubit, por deri tani askush nuk më ka thënë se duan të më shesin apo largojnë. Unë mendoj vetëm të luaj e të ndihmoj skuadrën të arrijë objektivat, ndaj zërat e merkatos nuk më shpërqendrojnë aspak”, u shpreh Neymar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco