Haaland debuton me gol ndaj Bayernit, Arsenali shkatërron Chelsean (VIDEO)

Haaland debuton me gol ndaj Bayernit, Arsenali shkatërron Chelsean (VIDEO)

08:31, 24/07/2022

Erling Haaland debuton ashtu si di më mirë, duke shënuar gol në sfidën e parë me fanellën e Manchester City-t.

Transferimi më i bujshëm i verës e nisi si titullar miqësoren ndaj Bayernit të Mynihut dhe shënoi golin e vetëm të sfidës në minutën e 12’.

“Citizens” dominuan ndaj bavarezëve dhe shfaqën një formë dukshëm më të mirë, ndërsa te skuadra e Nagelsmann mungoi Mane dhe luajti vetëm 30 minuta në pjesën e dytë holandezi De Ligt.

Në miqësoren tjetër të luksit, Arsenali shkatërroi Chelsean me rezultatin e thellë 4-0. Gabriel Jesus zhbllokoi sfidën në minutën e 15’, pas një asisti të Xhakës, ndërsa më pas shënuan edhe Odegaard, Saka e Lokongo.

Blerjet e reja të Arsenalit, Zinchenko e Gabriel Jesus e nisën nga minuta e parë, ndërsa për Chelsean ishte titullar Sterling dhe u aktivizua në pjesën e dytë Khalidou Koulibaly.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco