Ballkani i Ilir Dajës i pafat, Shkupi kualifikohet mes vuajtjeve

Ballkani i Ilir Dajës i pafat, Shkupi kualifikohet mes vuajtjeve

21:23, 12/07/2022

Shkupi vuan, por në fund arrin që të sigurojë një vend në turin e dytë të Champions League. Kampionët e Maqedonisë së Veriut janë mundur 2-0 nga Lincoln Red Imps, por falë fitores 3-0 në ndeshjen e parë janë kualifikuar në turin tjetër.

Ka qenë I pafat Ballkani I Ilir Dajës, që është eliminuar nga turneu, pas një goli të Zalgiris në kohën shtesë.

Koha e rregullt ka përfunduar në barazim pa gola, por vendasit kanë shënuar golin e fitores në kohën shtesë (ndeshja e parë përfundoi 1-1).

Përfundon këtu aventura e kampionëve të Kosovës në Champions, por rrugëtimi në Europë do të vazhdojë në Conference League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco