Interi bind në miqësore, zikaltërit fitojnë me poker ndaj Luganos

Interi bind në miqësore, zikaltërit fitojnë me poker ndaj Luganos

20:30, 12/07/2022

Interi ka fituar 4-1 miqësoren e parë sezonale në transfertë përballë Luganos, një sfidë që është transmetuar Live dhe eksluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Zikaltërit kanë shënuar nga 2 gola në çdo pjesë në portën e zviceranëve. D’Ambrosio ka hapur serinë e golave që në minutën e tretë, Lautaro ka shënuar një dygolësh, ndërsa Correa ka plotësuar pokerin. Vlen vetëm për statistika goli I vendasve në fund të takimit.

Djemtë e Inzaghit nisin në mënyrën më të mirë përgatitjet sezonale, duke triumfuar në miqësoren e parë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco